Skip to content
Të Gjitha

“Nuk ka ndodhur kurrë…”, Jozefina Topalli shpërthen ndaj qeverisë

· 2 min lexim

Lidhur me diskutimet për buxhetin e vitit 2023 ka reaguar edhe ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Topalli shkruan se nuk ka ndodhur kurrë në historinë e parlamentarizmit shqiptar, që ky institucion të diskutojë për buxhetin e shtetit pa pasur paketën fiskale.

Këtë Topalli e ka konsideruar si një skandal si dhe ka bërë thirrje se kjo qeveri duhet larguar.

“Skandal!

Në historinë e parlamentarizmir shqiptar të këtyre 3 dekadave nuk ka ndodhur kurrë , që ky institucion të diskutojë për buxhetin e shtetit pa pasur paketën fiskale.

Në Kuvend në fillim paraqitet paketa fiskale, diskutohet dhe miratohet ( edhe me ndryshime) kjo, pastaj fillon shqyrtimi i projektligjit të buxhetit të shtetit.

E kundërta është gjëja më absurde dhe qesharake që mund të imagjinohet. Është njëlloj sikur të shkosh në dyqan me ble pa asnjë lekë në xhep.  Tallja me institucionin e parlamentit është turpi i vetë maxhorancës, është të fyesh dinjitetin e çdo deputeti në Kuvend e mbi të gjitha është të luash me çdo qytetar shqiptar. Kur pastaj e din se për shkak të korrupsionit të çmendur, të krizës së çmimeve, të çmimeve të transportit, të rënies të fuqisë blerëse, të rritjes së inflacionit stresi i çdo familje shqiptare është rritur si kurrë më parë në tre dekada, kjo pastaj merr emrin pa shpirtësi!

Arroganca në raport me shtetin, me pasigurinë e qytetarëve tuaj, me zbrazjen e vendit ka nevojë vetëm për një përgjigje:- Ndryshim!

Rasti i fundit është rasti exemplar i rrëzimit te parlamentarzmit ku, mbështetet Republika jonë!

Deputetët, që mbrojnë këtë absurd do të rregjistrohen në historinë e parlamentit si turpi i tij! Kjo qeveri duhet larguar!”, shkruan Topalli