Skip to content
Të Gjitha

Nuk ka më gjyqtarë për Shullazin, KLGJ “i kalon topin” Kuvendit

· 1 min lexim

Telenovela me gjyqin e Shullazit që nisi në Gjykatën e Krimeve të Rënda, po vijon në SPAK.

Pas shumë shtyrjeve, tashmë do të futet në lojë edhe Kuvendi.

Nëpërmjet një letre, KLGJ i ka kërkuar Kuvendit, që të gjejë një zgjidhje ligjore, pasi nuk ka më gjyqtarë në dispozicion.

Shkak për këtë janë bërë largimet e gjyqtarëve, por edhe kërkesat e të pandehurve për përjashtimin e tyre.

Aktualisht trupa gjykuese përbëhet vetëm nga Albana Boksi, pasi gjyqtarët e tjerë janë tërhequr.

Bazuar në ligjin aktual, të gjitha çështjet që nuk janë pjesë e SPAK, nuk mund të gjykohen nga gjyqtarë që nuk janë pjesë e Gjykatës së Posaçme.

Në nëntor rë 2018-ës, Gjykata e Krimeve të Renda dënoi me 14 vjet burg Emiljano Shullazin, 12 vite burg Gilmando Danin, 10 vite Endrit Qyqen dhe Endrit Zelën si dhe me 9 vite Blerim Shullazin.

Grupi u shpall fajtor për përvetësim pasurie, kërcënim dhe grup të strukturuar kriminal.