Skip to content
Politikë

‘Nuk ka kohë’, Balliu para Bashkisë Tiranë: Është momenti të veprojmë

· 2 min lexim

Sot, Aleanca për Teatrin dhe opozita zhvilluan protestën e radhës përpara Bashkisë Tiranë, duke kundërshtuar aferën 5D dhe inceneratorët. Gjatë protestës, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, mbajti një fjalim të fuqishëm, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe manipulim të institucioneve shtetërore.

“Këta bënë gjithçka për të mbajtur pushtetin e tyre. Vodhën flamurin e opozitarizmit, flamurin e Partisë Demokratike. Por sot, kjo opozitë është më e bashkuar se kurrë,” deklaroi Balliu. Ai theksoi se ka ardhur koha për të vepruar dhe për të larguar hajdutët që kanë vjedhur institucionet e shtetit.

Balliu ngriti gjithashtu pyetje mbi efektivitetin e institucioneve të rendit dhe sigurisë në vend. “Po nëse siç jeni kështu të shkonin të gjithë në Fushë Krujë, a do ndodhnin ato vrasje? Po të kishit qenë siç jeni të gjithë kështu në Shkodër ditën e zgjedhjeve, a do të vidhej vota e shqiptarëve?” pyeti ai, duke sugjeruar se pranvera e masave të policisë dhe mungesa e veprimit kanë lejuar ndodhinë e krimeve dhe manipulimin e votave.

Ai shtoi se Shqipëria është i vetmi vend demokratik që mban kryetarin e opozitës në arrest pa asnjë provë dhe akuzë të vlefshme, duke kritikuar ashpër gjendjen e sistemit të drejtësisë në vend.