Nuk ka festë për 107-vjetorin e Pavarësisë, festimeve ia zënë vendin lotët dhe dhimbja për viktimat e tërmetit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme në Shqiëri shënohen 107 vite nga shpallja e Pavarësisë.

Gëzimit dhe haresë për ditën e sotme ia kanë zënë vendin lotët dhe ankthi për viktimat e tërmetit shkatërrimtar të dy ditëve më parë.

Deri më tani janë shënuar 40 viktima. 45 të shpëtuar dhe qindra të plagosur.

Në Durrës dhe Thumanë po bëhen gati për të përcjellë për në banesat e fundit viktimat e tërmetit.

Të gjithë aktivitetet për rastin e festave janë anulluar, por do të mbahet vetëm ceremonia e ngritjes së flamurit.

Shqiptarët janë solidarizuar me viktimat e tërmetit, jo vetëm me ndihma në ushqime dhe veshje, por edhe duke hapur shtëpitë apo hotelet.

Dita e djeshme përveç Shqipërisë, u shpall Zi Kombëtare edhe në Maqedoni të Veriut e Kosovë.

Shpërndaje
Share.

Komento