Nuk justifikonte pasurinë, KPK “ngel në klasë” një tjetër prokuror

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar Kreun e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Matit, Hysni Vatën.

Rezulton se nga hetimet, subjekti në fjalë ka balancë negative, shkruan “CNA”.

Gjithashtu, Vata ka mungesë të burimeve të ligjshme, për krijimin e pasurive.

Edhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka konstatuar përshtatshmërin e këtij subjekti, për vazhdimin e detyrës.

Nga ana tjetër, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ka referuar në Komision, disa gjetje për hetimet e aksidenteve në punë në minierën e Bulqizës.

Pasi shqyrtoi të gjitha faktet e mbledhura, KPK vendosi të shkarkojë Hysni Vatën.

Shpërndaje
Share.

Komento