Nuk iu bind urdhërit për të ndaluar, policia ndjek të riun për 1 orë nëpër rrugët e Tiranës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pas një orë ndjekjeje.

I riu nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, duke shtuar gazin e makinës.

Mësohet se policia i bëri shenjë që të ndalonte, pasi shkeli semaforin në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Më pas patrulla e ndoqi nëpër disa rrugë të Tiranës dhe bëri arrestimin e tij në periferi të kryeqytetit, pasi bllokoi rrugën me kamion.

Në mjetin e 18-vjeçarit u gjetës simbole të ndryshme të policisë.

I riu kishte vetëm 24 orë që kishte marrë lejen e drejtimit.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Rrugorët e kryeqytetit ndjekin për rreth 1 orë dhe prangosin një 18-vjecar, për mosbindje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës.

Gjatë patrullimeve policore parandaluese, nga efektivët e Policisë Rrugore Tiranë, i është dhënë shenjë ndalimi për shkelje të semaforit një automjeti në bulevardin “Gjergj Fishta”, me drejtues shetasin V. H., i cili jo vetem nuk i është bindur sinjalit “Ndal” të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë, duke rrezikuar patrullat e Policisë që e ndiqnin, si dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Patrullat e ndoqën përreth 1 orë drejtuesin e mjetit në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, deri sa arritën ta ndalonin dhe arrestonin atë në kushtet e flagrancës, vetëm pasi bllokuan të gjithë rrugën me një kamion në periferi të kryeqytetit. Arrestimi, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi nga kontrolli në automjetin e 18-vjeçarit me iniciale V. H, i cili kishte vetëm 24 orë që kishte fituar të drejtën për të drejtuar automjetin, u gjetën disa sisteme shtesë pamore, të ngjashme me ato që përdorin mjetet e uniformuara të Policisë, si dhe shenja e simbole të ndryshme të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, nga verifikimet për nivelin e alkoolit për drejtuesit e mjeteve të transportit publik, në orët e para të mëngjesit, u konstatua dhe u arrestua në kushtet e flagrancës, shtetasi me iniciale F. K., 38 vjeç, i cili u konstatua duke drejtuar një autobuz për transport pasagjerësh me leje drejtimi të falsifikuar dhe nga verifikimi rezultoi i papajisur me leje drejtimi.

Ndërkohë, vijojnë patrullimet dhe kontrollet pa ndërprerje për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe ata drejtojnë mjetet pas përdorimit të alkoolit. Vetëm përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, nga të cilët 2 në gjendje të dehur dhe 2 të papajisur me leje drejtimi, si dhe janë pezulluar 33 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejëtsi mbi normat e lejuara, 7 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 1 për mosbindje ndaj shenjës “Ndal” të Policisë.

Shpërndaje
Share.

Komento

WhatsApp chat