Nuk i ndahen problemet! Justin Bieber po kurohet për depresion

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Justin Bieber i cili së shpejti pritet të bëjë dasmën e shumëpritur me supermodelen Hailey Baldwin aktualisht është duke u përballur me një sëmundje mjaft serioze që lidhet me shëndetin mendor.

Sipas burimeve për “People”, këngëtari me famë botërore vuan nga depresioni dhe po kurohet për të: “Ai ndihet mjaft i presionuar nga fama, nga të qenurit i ndjekur vazhdimisht, nga fansat, kamerat.”

Në vijim ato shtojnë se niveli i suksesit të tij ka kontribuar po ashtu në gjendjen e tij mendore: “Ai ka akses në gjithçka dhe është i rrethuar nga njerëz që vetëm i thonë: po!”

Në lidhje më Hailey-n burimet shprehen se Justin është shumë i lumtur që është me të.

Ndërkohë së fundmi, këngëtari gjatë intervistës për “Vogue” ka folur për mënyrën si fama ka ndikuar tek ai. Madje është shprehur se ka filluar që të abuzojë me drogëra të ndryshme vetëm për shkak të saj: “Përfundova duke bërë gjëra për të cilat më vinte turp t’i bëja, u bëra i pamoralshëm dhe kam përdorur Xanax sepse më vinte turp nga vetja.”

Përflitet se Justin po përmirësohet nga dita në ditë si rezultat i konsultave të ndryshme dhe mbi të gjitha duket se ka mjaft vetëbesim se do të bëhet mirë së shpejti.

 

Burimi: Iconstyle.al

Shpërndaje
Share.

Komento