Flet mjeku i dhunuar në QSUT: Kishte fluks pacientesh, edhe pasi me gjuajtën vazhdova punën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dhunimi i mjekut infeksionist Gentjan Stroni mesditën e së dielës tek Infektivi në QSUT ka ngjallur reagime të shumta, por vet mjeku ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.

I ftuar në “Dritare me Rudinën”, Stroni ka thënë se pavarësisht se u dhunua dhe u fye nga familjari i zonjës, atij i është dashur që të vazhdojë punën, për më tepër edhe 6 orë jashtë orarit për të përballuar fluksin e pacientëve që ishin duke ardhur.

“Mora përsipër të dal me zë dhe figurë jo vetëm për veten time, por për gjithë kolegët dhe për situata të ngjashme që përsëriten vazhdimisht. Dua të falënderoj të gjithë të afërmit që s’munda t’i përgjigjem në telefon që t’i tregoj se situata është e tillë. Sidomos disa porthale që kërkojnë të nxijnë situatat, të vënë mjekun dhe bluzat e bardha në një situatë më të vështirë nga të cilat ndodhen për të treguar ngjarjen. Fluksi i pacientëve ishte shumë i madh deri në orën 1, mund të kishim parë 60 veta. Isha unë mjeku roje dhe dy infermiere. Personi erdhi në atë moment së bashku me të shoqen me një vaksinë. Gjatë kohës unë isha i pari dhe duke parë që ishim në një aktivitet dhe i thashë seriozisht, duhet një vend që t’ia  bëja vaksinën. Vaksina do bëhej, por nuk kishte durimin të priste.

Më mbrapa gjatë kohës që isha pranë i them zotëri ti po më pengon dhe nuk po përfiton gjë. Ky ishte momenti ngritjes së tensionit, nuk po vinte sipas drejtimit që donte. Fyerja dhe sharja me radhë, tërheqja nga bashkëshortja, të ndarë nga shumë familjarë nuk ishte një lloj konfrontimi, çfarë duhet të bënte e bëri. Unë po ec içik më tepër se kaq, nuk mund të linim pacientët e tjerë pa shërbim. Vazhdova punën dhe duhet të merresha me një rast tjetër.

Vazhdova punën deri të nesërmen në orën 2. Kjo është dita e  gjatë e një mjeku roje që i duhet të punojë edhe 6 orë të tjera. Atëherë do të thosha gjatë kësaj periudhe kohore, erdhi një grua së bashku me  të shoqin, i cili ishte i sëmurë. I kishin thënë të bënte vaksinën në kushtet e spitalit dhe nuk arrinte dot, pavarësisht faktit isha i detyruar kësaj zonje t’i thoja që nuk bëhet ky injeksion në kushte laboratori”, tha ai.

Shpërndaje
Share.

Komento