“Nuk është turp të jesh i infektuar me COVID-19”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me mbërritjen e COVID-19 në Shqipëri u vu ré prirja e njerëzve, për arsye ende të paditura, për të fshehur faktin se mund të jenë infektuar apo që kanë patur histori udhëtimi në Itali, duke bërë që prej gënjeshtrave të infektonin edhe mjekët.

Me kalimin e ditëve kjo prirja filloj të zbehej, por po vihet ré edhe në Kosovë, ku COVID-19 mbërriti disa ditë më vonë se në vendin tonë.

Së fundmi, infeksionisti Valbon Krasniqi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, të mos e fshehin nga të tjerët këtë fakt.

“Ekziston një tendencë për ta fshehur, sidomos nëpër lagje. Nuk duhet të ndodhë kjo. Më mirë është t’ju tregojnë të gjithëve në mënyrë që të kenë kujdes e numri me të prekur të jetë më i vogël. Nuk është turp të jesh i infektuar“, është shprehur ai.

Më tej, mjeku ka ndarë edhe disa raste që i kanë ndodhur atij personalisht.

Ka pasur raste kur kanë ardhur në klinikë me simptoma të virusit, nuk kanë treguar që kanë pasur kontakt me të prekurit ose personat që kanë ardhur nga jashtë deri në momentin që është konstatuar që janë pozitiv.”

Krasniqi ka bërë thirrje që në supermarkete të shkojë vetëm një person nga familja dhe të kufizohen sa më shumë lëvizjet.

Që nga 13 marsi e deri tani në Kosovë janë infektuar 91 persona dhe është shënuar vetëm një viktimë, duke patur kështu një rezultat pozitiv nga COVID-19 sa i përket bilancit të koronavirusit.

Shpërndaje
Share.

Komento