Nuk është aq e lehtë t’jua themi, por duhet të hiqni dorë nga vera e bardhë!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kjo është një “goditje” për të gjithë dashuruarit pas verës së bardhë! Një studim i ri sugjeron se vera e bardhë mund të ketë një efekt të dëmshëm për shëndetin, kur bëhet fjalë për lëkurën tuaj.

Në mënyrë të veçantë, studiuesit zbuluan se konsumimi i verës së bardhë mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së lëkurës rosacea. (Rosacea është një sëmundje e lëkurës që shfaqet në formën e skuqjes, akne dhe puçrra në fytyrë. Shumë njerëz besojnë se Rosacea është një lloj akne, por ajo nuk është e vërtetë).

Kjo shton faktin e njohur më parë se vera e kuqe përkeqëson gjendjen. Në të kundërt, verërat e bardha po shkaktojnë këtë problem.

Në studimin e publikuar nga “Journal of the American Academy of Dermatology”, hulumtuesit shqyrtuan zakonet e pijeve të 83,000 infermierëve amerikanë. Përmes studimit, nga të dhënat e marra ata gjetën se gratë që pinin një deri në tre gota verë të bardhë në muaj kishin 14% më shumë mundësi të rrezikoheshin nga zhvillimi i sëmundjes “rosacea”.

Më alarmante, statistikat u rritën ndjeshëm në varësi të gotave të verës së bardhë që u konsumua.

Femrat janë 49% më të prekura nga kjo sëmundje nëse pinë 5 ose më shumë gota verë të bardhë në javë. Nga studimi nuk u zbulua një lidhje mes verës së kuqe dhe “rosacea”-s.

Pra, mendojmë se do të pimë verë të kuqe atëherë?

Burimi: Harper’s Bazaar

Shpërndaje
Share.

Komento