“Nuk erdhi për shkak të angazhimeve”, Ademi reagon pas deklaratës së Manjës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, deklaroi se kryebashkiakja e Shkodrës, Vlotana Ademi, nuk ishte paraqitur në mbledhje për shkak të angazhimeve.

“Voltana Ademi për shkak të angazhimeve nuk ka mundur të vijë në Komisionin e Ligjeve por ka sjellë materiale për buxhetin e 2020”, tha Manja.

Kjo deklaratë është përgënjeshtruar menjëherë nga Ademi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ajo ka shkruar, se nuk ka marrë asnjë ftesë nga Komisioni i Ligjeve.

Pavarësisht kësaj shton ajo, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka dërguar shqetësimet dhe objeksionet e saj lidhur me projektbuxhetin.

Ademi e ka quajtur deklaratën e Manjës gënjeshtër dhe demagogji, për të dezinformuar mediat dhe publikun.

Postimi i Voltana Ademit:

E vërteta është një dhe e vetme: Voltana Ademi nuk është ftuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve! Nuk ka patur asnjë komunikim, të asnjë lloji në formën e ftesës për të marrë pjesë në mbledhje as si kryetare e Bashkisë Shkodër dhe as si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Por pavarësisht se nuk ka patur asnjë ftesë për kryetaren, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka dërguar shqetësimet dhe objeksionet e saj lidhur me projektbuxhetin.
Deklaratat e z. Manja janë thjesht gënjeshtra e rradhës, demagogji për të dizinformuar mediat dhe publikun. Nuk kanë asnjë lidhje me të vertetën.
Por, personalisht nuk çuditem aspak, sepse kjo mazhorancë edhe vetë Ulsiu e kanë të provuar tashmë se qëllimin e vetëm kanë gllabërimin e të gjitha pushteteve, institucioneve, duke përdorur edhe dizinformimin e publikut dhe mediave.

Shpërndaje
Share.

Komento