“Show mediatik, po fshihni trafikantët e vërtetë”/ Arbër Çekaj akuza të forta Prokurorisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 21 vite burg për pronarin e “Arbri Garden”, Arbër Çekaj.

Ky i fundit akuzohet si porositësi i 613 kg kokainë në portin e Durrësit.

Ai tha se nëse do të kishte dijeni për drogën në kontenier, do të ikte menjëherë në çdo kontinent, madje në vende, që nuk kanë ligj ekstradimi me Shqipërinë.

“Nëse do dija gjë për drogën e gjetur në kontenierin e CMA-CGM që në momentin kur ngarkesa e javës 02 kur u mbajt për të paktën 5 ditë për inspektim, kisha ikur menjëherë në çdo kontinent, biles edhe në vende ku nuk ka marrëveshje ekstradimi me Europën e Shqipërinë, sepse isha e vazhdoj të jem pafaj”, është shprehur biznesmeni Arbër Çekaj.

Gjatë seancës, ai ka lëshuar akuza të forta ndaj organit të akuzës.

Sipas tij, Prokuroria ndërpreu hetimet, për të fshehur trafikantët e vërtetë, shkruan “Balkanweb”.

Çekaj tha, se gjyqi ndaj tij është thjesht një show mediatik.

Ndër të tjera, pronari i “Arbri Garden”, i kërkoi gjykatës të ndalojë këtë procedurë të rrezikshme

“Po ju parashtroj disa fakte të patjetërsueshme, që në këto momente dihen nga të gjithë, pse unë nuk kam besim tek kjo prokurori e që faktojnë një komplot të bërë ndaj meje nga policia e prokuroria për të bërë show mediatik që gjoja po punon fort por faktikisht me këtë komplot ka fshehur trafikantët e vërtetë, tha Çekaj.

 

Shpërndaje
Share.

Komento