Skip to content
Showbiz

“Nuk e shpëtova dot”, Juli rrëfehet për humbjen e të atit

· 1 min lexim

Aktori i humorit, Julian Deda po shijon ekpseriencën e tij brenda BBV3. Deri më tani Juli ka treguar se është një lojëtar i fortë dhe se ka dhe batuta, mirëpo sot teksa qëndronte me banorët në oborr ka ndarë më ta një histori të dhimbshme.

Ai ka treguar se si e ka përjetuar vdekjen e babait të tij, aktorin e mirënjohur Zef Deda, i cili ndërroi jetë pak muaj më parë.

Juli thotë se është e vështirë të shohësh prindin të ikë dhe nuk ke asnjë fuqi për të bërë diçka.

“Qenka shumë e vështirë të shikosh prindin të iki dhe nuk ke se çfarë t’i bësh më. Ditën e parafundit më tha mua dhe Marios: A po më jepni pak frymë mor burrë’, se s’merrte dot frymë kishte arritur lart shumë. Merrte frymë një herë në 20 sekonda. E tha edhe një batutë në fund’, edhe i thashë: Po ça të bëj o babi hape gojën të jap unë”, u shpreh aktori.