Skip to content
Të Gjitha

“Nuk e mbajnë dot këmbët”, publikohet videoja e kreut të KLSH “tapë më alkool”, Bujar Leskaj bën mundje në lokal

· 2 min lexim

Një video po qarkullon masivisht në rrjetet sociale në të cilën personazhi kryesor është kreu i Kontrollit të Shtetit, Bujar Leskaj.

Ky i fundit ndodhet në një lokal së bashku me disa miq të tij, derisa në një moment kanë “ardhur në qejf” dhe kanë vendosur të “ndeshen” me njëri-tjetrin, për ta parë se kush është më i fuqishëm.

Leskaj mesa duket e ka marrë seriozisht garën dhe ka hequr këmishën duke ndenjur vetëm me kanotjere, ndërsa Sali Shehu, ish-deputet i PD bën rolin e arbitrit në duel.

Leskaj ka qenë në efektin e alkoolit, të cilin nuk e mbajnë dot këmbët, për disa orë e ka harruar edhe postin e rëndësishëm që ai mban.

“3 minuta ëëë. Mbaroi raundi i parë,”-dëgjohet në një moment që i thotë ish-deputeti Shehu, teksa Leskaj është shumë i përfshirë në garë dhe nuk tërhiqet asnjëherë kur e sheh veten “të mundur”.

Aktualisht Leskaj qëndron ende në detyrë përtej mandatit, ndërsa presidenti Ilir Meta i ka propozuar Kuvendin emrin e zëvëndësit të tij, Arben Shehu.

Nuk dihet kur është xhiruar kjo video, ehe pse për herë të parë është publikuar mbrëmjen e djeshme.

 

View this post on Instagram

 

‘Tapë’ me alkool Bujar Leskaj bën mundje në lokal, ish-deputeti: Mbaroi raundi i parë!

A post shared by Me Ritmin E Ngjarjes (@dosja.al) on