Normaliteti në Kuvend, zbardhet marrëveshja mes maxhorancës dhe opozitës

Prej disa ditësh po flitet se partitë kryesore parlamentare kanë nisur bisedimet për rikthimin në gjendje normale të Kuvendit.
Bëhet me dije se PS-ja dhe Rithemelimi kanë rënë dakord për të ngritur Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi dhe Komisionin Hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS.
Sot në orën 16:00 mbahet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja e Kryetarëve mbahet për ngritjen e Komisioneve Hetimore.
Komisioni Hetimor do të përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i Rithemelimit dhe 8 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i PS-së.
Përbërja e Komisionit caktohet me vendim të veçantë të Kuvendit.


