Njohja e patentave shqiptare në Greqi. Ligji pritet të miratohet shumë shpejt
Më 30 dhjetor të muajit që lamë pas është dërguar në parlamentin grek projektligji, sipas të cilit patentat shqiptare do njihen edhe në Greqi.
Sipas mediave vendase, miratimi i këtij ligji do të jetë një nga aktet e para të ligjvënësve për 2020-n.
Pas miratimit të tij, të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi do kenë mundësi të lëvizin me makinat e tyre, pa pasur nevojë për patentë greke.
Çështja e patentave ka qenë një ndër problemet kryesore të emigrantëve shqiptarë.
Tashmë ky problem i tyre pritet të marrë zgjedhje shumë shpejt.