Pas vendimit të anëtarëve të Këshillit Europian për mos njohjen e zgjedhjeve të 9 gushtit në Bjellorusi,ka reaguar edhe presidenti i vendit Ilir Meta.
Presidenti Meta shkruan në Facebook se e mbështet vendimin e Bashkimit Europian për mos njohjen e zgjedhjeve në Bjellorusi pasi ato nuk ishin të lira.
Gjithashtu Meta shkruan se qytetarët e Bjellorusisë meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik.
Reagimi i Metës
Mbështes qëndrimin e Bashkimit Europian për të mos njohur zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.
Qytetarët e Bjellorusisë, ashtu si në të gjitha vendet nën regjim autokratik, meritojnë sa më parë të shprehin verdiktin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik. 🇦🇱🇪🇺
https://www.facebook.com/1477517792294489/posts/3269238909789026/