Njëri prej plumbave e kapi në këmbë, detaje të reja nga atentati në qendër të Elbasanit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotmë në Elbasan.

Teksa udhëtonte me makinën e tij tip “Range Rover”, 23-vjeçari Kei Piu u qëllua me breshëri plumbash.

Mësohet se i riu e kishte ndaluar makinën në afërsi të një lokali në qendër të Elbasanit.

Ndaj tij u qëllua me armë zjarri nga një mjet tjetër.

Për fatin e tij të mirë, plumbat nuk i kanë rrezikuar jetën, ndërsa njëri prej tyre e ka kapur në këmbë.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka bërë me dije, se ka shoqëruar disa persona në lidhje me këtë ngjarje.

Mësohet se 23-vjeçari ishte pronar i një palestre në Elbasan.

Shpërndaje
Share.

Komento