“Njerëzit e prekur për herë të dytë me koronavirus, nuk janë ngjitës”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Studiuesit nga Qendra e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë kryer një studim dhe kanë dalë në rezultatin se pacientët të cilët rezultojnë pozitivë me koronavirus, pas rikuperimit të tyre nuk janë ngjitës.

Këta studiues morën në studim 285 persona të cilët rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit, pasi testet e mëparshme të tyre ishin negativë.

Asnjë nga 790 personat me të cilët pacientët ranë në kontakt, nuk u gjet se ishin të infektuar me Covid-19.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se mostrat e virusit të mbledhura nga pacientët të cilët testuan pozitivë për herë të dytë, nuk mund të rriten në kushtet laboratorike.

Pra, pacientët që ishin infektuar për herë të dytë, nuk mund të infektonin persona të tjerë pasi shpërndanin grimca të vdekura të virusit Covid-19.

Rezultatet kanë shuar frikën që ishte përhapur, pasi autoritetet shëndetësore në Korenë e Jugut ngritën alarmin muajin e kaluar mbi dhjetëra pacientë të rikuperuar që testonin përsëri pozitivisht për virusin.

Deri më tani, më shumë se 400 njerëz kanë rikonfirmuar rastet e virusit, sipas të dhënave zyrtare.

Shpërndaje
Share.

Komento