Tragjike në Përrenjas, mbytet në gropën me ujë 13-vjeçari

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Katjel të Prrenjasit ditën e sotme.

Një 13-vjeçar ka shkuar të lahej në një rezervuar pranë ish-minierës së Katjelit, ku për pasojë fëmija është mbytur.

Mësohet se rezervuari është i një thellësie prej 1 m nga i cili, i mituri nuk ka mundur dot të dale.

“Më datë 23.05.2020 në fshatin Katjel, Prrenjas shtetasi E.D., 13 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë, dhe për pasojë ka humbur jetën”, informon policia.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme, një 4-vjeçar humbi jetën në qytetin e Beratit pasi ra në kontakt me energjinë elektrike, teksa ishte duke luajtur në parkun e qytetit.

E gjithë ngjarja ndodhi nga pakujdesia e punonjësve të bashkisë së këtij qyteti.

Shpërndaje
Share.

Komento