Një tjetër tërmet “shkund” Greqinë, banorët në panik për të tjera lëkundje

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej disa ditësh, Greqia nuk po gjen rehat nga tërmetet. Mëngjesin e sotëm, një tërmet 4.6 ballë ka lëkundur tokën greke.

Mësohet se epiqendra ishte në zonën detare, 35 kilometra në verilindje të ishullit Samos dhe ishte me thellësi 12 kilometra.

Tërmeti u ndje edhe për banorët e ishujve të Cikladave. Rënia e njëpasnjëshme e shumë tërmeteve ditët e fundit, ka shqetësuar seriozisht banorët dhe turistët.

Këta të fundit, janë stepur për të vizituar Greqinë vetëm pasi kanë dëgjuar për rënien e shpeshtë të tërmeteve të fuqishme.

Specialistët thonë se tërmetet po shkaktohen pasi zona ku shtrihet Greqia ka aktivitet të lartë sizmologjik.

Shpërndaje
Share.

Komento