Skip to content
Showbiz

Një tjetër sukses për shqiptarët në botën e modës, Cardi B vesh fustanin e njëjtë me Oriola Marashin

· 1 min lexim

Reperja e njohur amerikane, Cardi B ka festuar këtë fundjavë në Las Vegas ditëlindjen e saj të 28-të, ku nuk munguan dhuratat e shumta por edhe prania e bashkëshortit të saj reperit Offset.

Por ajo që na ra më shumë në sy të gjithëve ishte fustani elegant që Cardi kishte veshur i cili mbante logon e stilistes shqiptare Lena Berisha, fustan të cilin e prezantoi së fundmi modelja Oriola Marashi.

Kjo e fundit ndau edhe foto në rrjetet sociale, duke treguar se Cardi B ka veshur fustanin, që ajo veshi pak kohë më parë.

Kujtojmë që fundmi reperja  kërkoi t’i japë fund martesës tre vjeçare me bashkëshortin Offset. Reperja foli për herë të parë për këtë çështje pak ditë më pas, duke u shprehur se nuk ndihet e lënduar se po i jep fund marrëdhënies me partnerin. Por duket se gjërat mes tyre janë rregulluar pasi disa video i kanë treguar duke u puthur e përqafuar.