Një konflikt i dhunshëm ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në zonën e Yrshekut, ku disa persona janë përfshirë në një sherr.
Dyshohet se gjatë përplasjes janë përdorur sende të forta dhe thikë, duke lënë një person të plagosur, i cili është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
Policia ka shoqëruar personat e përfshirë në ngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të incidentit.