43 persona janë të shtuar deri tani në Spitalin Infektiv , 4 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive, teksa të tjera ambulanca mbërrijnë orë pas ore.
Ditën e sotme 3 pacientë kanë mbërritur në Spital dhe rasti i fundit prej tyre ka mbërritur pak minuta më parë, kur është parë se një grua rreth 70 vjec ka zbritur nga ambulanca.
Deri më tani janë 89 persona të konfirmuar që janë prekur nga Coronavirusi, pasi në 24 orët e fundit janë kryer 33 teste dhe rastet e reja janë regjistruar në Tiranë, Durrës, Korçë dhe Rrogozhinë, teksa ky është numri më i lartë i të infektuarve brenda 24 orësh në vendin tonë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 33 teste dhe rastet e reja janë regjistruar në Tiranë, Durrës, Korçë dhe Rrogozhinë, teksa ky është numri më i lartë i të infektuarve brenda 24 orësh në vendin tonë.