Një aksident tjetër ka ndodhur në segmentin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Buqezë. Dy mjete janë përfshirë në ngjarje dhe, sipas informacioneve të para, ka të plagosur.
Policia dhe një ambulancë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes së aksidentit, ndërsa pamjet tregojnë se ngjarja ka shkaktuar ndërprerje në qarkullimin rrugor. Kjo është një vazhdim i ngjarjeve të fundit në këtë segment rrugor.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ndodhi një tjetër aksident në këtë aks ku u përfshinë tre mjete dhe u plagosën gjashtë persona.
Trump paralajmëron fundin e luftës, nafta bie në bursë nga 120 në 84 dollarë për fuçi
Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka rënë ndjeshëm pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se lufta...








