Një aksident tjetër ka ndodhur në segmentin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Buqezë. Dy mjete janë përfshirë në ngjarje dhe, sipas informacioneve të para, ka të plagosur.
Policia dhe një ambulancë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes së aksidentit, ndërsa pamjet tregojnë se ngjarja ka shkaktuar ndërprerje në qarkullimin rrugor. Kjo është një vazhdim i ngjarjeve të fundit në këtë segment rrugor.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ndodhi një tjetër aksident në këtë aks ku u përfshinë tre mjete dhe u plagosën gjashtë persona.
Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës
Ka ndërruar jetë 28-vjeçarja që u hodh nga ballkoni mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas burimeve...








