Një shqiptare e infektuar nga Coronavirusi në Itali? E ëma e viktimës jep lajmin në Facebook

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

7 viktima dhe 230 të prekur nga Coronavirusi- ky është bilanci i deritanishëm në Itali, teksa veriu i vendit është bllokuar totalisht.

Së fundmi, Top Channel bën me dije se mes të infektuarve gjendet edhe një shqiptare, identiteti i të cilës nuk dihet ende.

Njoftimin e ka dhënë e ëma në Facebook, ku shkruan se e bija është prekur nga virusi kinez në Varesse, ndërsa sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se viktima është nga Lezha dhe jeton në shtetin fqinj prej vitesh.

Megjithatë, nuk dihet ende nëse ky informacion është i saktë, pasi  janë të shumta edhe informacionet e pavërteta që qarkullojnë në rrjet.

Po ashtu, Italia është goditur pasditen e sotme nga një tërmet 4.7 ballë dhe epiqendra ishte në San Pietro In Guarano në jug të vendit, teksa nuk dihet ende nëse ka njerëz të lënduar apo dëme materiale.

Nuk ka qetësi për Italinë! Tërmeti i fuqishëm godet vendin

Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin duke theksuar se bota duhet të përgatitet për një pandemi.

Coronavirusi, OBSH bën thirrje: Të bëhemi gati, bota rrezikon një pandemi”

Shpërndaje
Share.

Komento