Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Një sërë shkeljesh/ Ilir Beqaj dyshohet se shpërdoroi fondet e agjencisë SASPAK

20:05 31/12/2023
Reading Time: 2 min lexim

Prokuroria e Posaçme dyshon fort se ish-ministri i Shëndetësisë se Ilir Beqaj ka abuzuar me fondet e BE-së gjatë kohës që ishte në krye të agjencisë SASPAK.

Përmes njerëzve të besuar, ku njëri prej tyre është Ermal Kurtulaj, drejtues i projektit Eusair, dyshohet se kanë përfituar shuma të mëdha parash, përmes faturave fiktive për shërbimeve të pakryera të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë.

“Nga personi jo fizik me duhet komplet për çështje pune se s’po dimë se si do ta rregullojmë ngaqë do paguajmë këtë eventin e vizibilitetit nga programi ynë i Kosovës. Me duhet një person që të më lëshojë një faturë. Domethënë një person që do ta në bëjë qiranë neve, na ka ca lekë borxh””, dëgjohet ti thotë Kurtulaj administratorit të një biznesi në Tiranës.

Pas kësaj bisede ai është përgjuar duke marrë një zarf nga personi në fjalë, që sipas Prokurorisë ka dyshime se brenda tij ka pasur para. SPAK ka dyshime se Beqaj kishte ngritur një strukturë përmes së cilës qarkullonte paratë që në fund shkonin në xhepat e tij.

 

Ermal Kurtulaj sipas SPAK, ishte ne qendër të kësaj skeme, i cili rezulton se ka njohje te hershme me ish-drejtuesin e Agjencisë SASPAC, Ilir Beqaj, i cili e ka punësuar edhe si drejtues të projektit Eusair.  Kurtulaj është përgjuar dhe vëzhguar gjatë bisedave apo kontakteve me pronarë të bizneseve të ndryshme, ku merr prej tyre fatura për eventet e organizuara.

 

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Kurtulaj ka marrë ndër të tjera fatura nga një biznes në Tiranë, që në fakt i përkasin restorantit “Gzona”, tek Kalaja e Tiranës dhe këto veprime janë kryer me qëllim që të fshihet lidhja mes Gzonës dhe Shtetasit Ilir Beqaj, që atëkohë ishte drejtori i SASPAK dhe monitoronte projektet.

 

Kjo për faktin, se gruaja e Beqajt, Adriana Beqaj, ka qenë aksionere në masën 50 për qind e kompanisë së zotëron restorantin, aksione që më pas i ka shitur dhe dhuruar tek Arti Malaj, i cili më pas ja ka shitur Eduart Curraj, administratorit të kompanisë farmaceutike “Delta Pharma”, që u bastis nga SPAK, për shkak se ka dyshime se Beqaj e ka favorizuar edhe kur drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

 

SPAK ka dyshime se restoranti është në zotërim indirekt nga Ilir Beqaj dhe janë bashkëpunëtorët e tij, kryesisht Ermal Kurtlaj që përpiqet të shmangë çdo lloj përfshirje të ish-ministrit, me qëllim që të mos ketë probleme me ligjin.

 

Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për veprat penale të korrupsionit e fshehjes së pasurisë, ndërsa urdhëroi kontrollin në shtëpinë e Beqajt, njerëzve të tij të besuar si dhe zyrat e disa bizneseve e kompanisë farmaceutike. Ky është një hetim i ri për ish-ministrin e Shëndetësisë, i cili ndodhet në një masë sigurie siç është detyrimi për paraqitje dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit, për aferën e koncesionit të sterilizimit, ndërsa po hetohet edhe në lidhje me koncesionin e check up./ Ballkanweb

Të lidhura

Dita Botërore e Trurit/ Ekspertët përballen me sfidat e shëndetit mendor
Aktualitet

Dita Botërore e Trurit/ Ekspertët përballen me sfidat e shëndetit mendor

Në kuadër të Ditës Botërore të Trurit, ekspertë nga fusha të ndryshme janë mbledhur në një forum të organizuar nga...

18:45 21/07/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë
Aktualitet

Transferuan miliona euro të drogës nga Zvicra në Shqipëri, GJKKO lë në burg Ferizajn dhe Kalbajn

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit me burg...

18:39 21/07/2025
Para
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023

Horoskopi sot, 1 janar 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dita Botërore e Trurit/ Ekspertët përballen me sfidat e shëndetit mendor

Dita Botërore e Trurit/ Ekspertët përballen me sfidat e shëndetit mendor

18:45 21/07/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë

Transferuan miliona euro të drogës nga Zvicra në Shqipëri, GJKKO lë në burg Ferizajn dhe Kalbajn

18:39 21/07/2025
Papa Leoni XIV apel për paqe: Të ndalet dhuna, të nxisim dialogun

Papa Leoni zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Autoritetit Palestinez

18:25 21/07/2025
Zbulohet qyteti i lashtë peruan, qendër tregtare që lidhte Andet me Amazonën

Zbulohet qyteti i lashtë peruan, qendër tregtare që lidhte Andet me Amazonën

18:14 21/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.