Skip to content
Të Gjitha

Një person mbytet në liqenin e Banjës, detajet e para

· 1 min lexim

Një person është gjetur i mbytur në liqenin e Banjës në Gramsh.

Sipas policisë viktima është V.K., 40 vjeç, banues në Zamsh të Gramshit.

Zjarrfikëset dhe forcat RENEA, po punojnë për nxjerrjen e trupit.

Mësohet se policia u nis drejt vendngjarjes, pas një telefonate në sallën operative.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Gramsh/ Informacion paraprak

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonat se një shtetas është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, Gramsh.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikses kanē shkuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim dhe me forcat speciale RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.

Nga veprimet e para rezulton se shtetasi i mbytur quhet V.K., 40 vjeç, banues në fshatin Zamsh, Gramsh.