Skip to content
Kryesore

Një minutë heshtje dhe trëndafila të bardhë, përcillet në banesën e fundit Artan Lame

· 1 min lexim

Mes duartrokitjesh dhe trëndafilash të bardhë që u hodhën mbi arkëmortin e tij nga familjarë dhe miq, Artan Lame u përcoll sot në banesën e fundit. Ai la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Lame ndërroi jetë disa ditë më parë në Mynih të Gjermanisë, ku kishte udhëtuar për një ndërhyrje në zemër.

Gjatë jetës së tij, Artan Lame u dallua si publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një zë i fortë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore të vendit.

Ai ishte edhe një nga figurat më të njohura në administratën publike, veçanërisht në drejtimin e institucioneve si ALUIZNI dhe më vonë Kadastra.