Skip to content
Të Gjitha

“Një kriminel lufte po vjen”, Vetëvendosja protestë për vizitën e Vuçiç në Shqipëri

· 1 min lexim

Dega shqiptare e Lëvizjes Vetëvendosje, ka protestuar ditën e sotme, kundër ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Shqipëri.

Ky i fundit pritet të mbërrijë ditën e nesërme në vendin tonë.

Shkak për vizitën e tij, është pjesëmarrja në takimin për Minishengenin Ballkanik, që do të mbahet në Durrës më 21 dhjetor.

Protestuesit mbanin disa pankarta në duar, ku shkruhej: “Këtu një kriminel lufte po vjen të pozojë si bamirës”.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar, se ditën e nesërme do të zhvillojë në orën 17:00 një protestë kundër vizitës së Vuçiç.