Skip to content
Të Gjitha

Një edukatore dhe një mësuese me Covid në Elbasan. Mbyllet kopshit, shkolla vazhdon mësimin

· 1 min lexim

Një mësuese dhe një edukatore kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Sipas informacioneve bëhet me dije se kopshti do të mbyllet, ndërsa shkolla do të vazhdojë mësimin normalisht.

Bëhet fjalë për shkollën 9-vjeçare “Jorgji Dilo” dhe kopshtin e lagjes “Shën Koll”.

Në Elbasan janë konfirmuar 11 raste pozitive me Covid ditën e sotme.

/GazetaReforma.com/