Skip to content
Bota

Një djalë vetëm 2 vjeç dhe një çift i ri, ja emrat e viktimave të tragjedisë në Itali

· 2 min lexim

Çiftet e reja dhe familjarë, këto janë viktimat e ngjarjes së rëndë në liqenin Maggiore, ku kabina e teleferikut “Stresa-Mottarone” u këput dhe ra nga qindra metra lartësi. Mediat italiane raportojnë se shtatë nga viktimat banonin në Lombardi, të tjerët erdhën nga Kalabria dhe Pulia.

Viktima më e re, ishte vetëm 2 vjeç… Një djalë pesë vjeçar lufton mes jetës dhe vdekjes në spitalin “Regina-Margherita” në Torino. Në mesin e 15 viktimave, ishte edhe një familje me origjinë nga Izraeli.

Emrat e viktimave të tragjedisë:

  • Biran Amit, lindur në Izrael në 2 Shkurt 1991 dhe banues në Pavia
  • Peleg Tal, lindur në Izrael më 13 Gusht 1994 dhe banues në Pavia
  • Biran Tom, lindur në Pavia më 16 Mars 2019 dhe banim në Pavia
  • Cohen Konisky Barbara,  lindur në Izrael në 11 shkurt 1950
  • Cohen Itshak, lindur në Izrael më 17 nëntor 1939
  • Shahisavandi Mohammadreza, lindur në Iran më 25 gusht 1998, banues në Diamante, Cosenza
  • Cosentino Serena, lindur në Belvedere Marittimo më 4 maj 1994 dhe banues Diamante, Cosenza
  • Malnati Silvia, lindur në Varese më 7 korrik 1994, banues në Varese
  • Merlo Alessandro, lindur në Varese më 13 Prill 1992, banues në Varese
  • Zorloni Vittorio, lindur në Seregno, Milano, më 8 Shtator 1966, banues në Vedano Olona, Varese
  • Gasparro Angelo Vito, lindur në Bari më 24 Prill 1976, banues në Castel San Giovanni, Piacenza
  • Pistolato Roberta, lindur në Bari më 23 maj 1981, banues në Castel San Giovanni Piacenza