Skip to content
Kryesore

Një 65-vjeçar gjendet i pajetë në banesë, dyshimet e para

· 1 min lexim

Një i moshuar është gjetur i pajetë në apartamentin ku jetonte me qera prej disa vitesh në lagjen Partizani të Elbasanit.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës u njoftuan nga fqinjët, të cilët kishin vënë re se ai nuk kishte dalë nga apartamenti në ditët e fundit. Ata hapën derën kryesore dhe e gjetën të pajetë në korridorin e apartamentit.

I ndjeri është identifikuar si Halit Lleshanaku, rreth 65 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se vdekja e tij ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Trupi i tij është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit për t’u nënshtuar autopsisë nga Mjekësia Ligjore.