Regjistrohen dy ngjarje tragjike në ujërat shqiptare brenda pak orësh.
Ngjarja e parë ndodhi sot në orën 13:40 në Lumin Vjosë, ku një 30-vjeçar me iniciale A.B u mbyt pasi ishte futur për t’u larë.Ndërkohë policia njofton se po punohet për gjetjen e trupit të tij si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Sot rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, duke u larë në lumin Vjosë, është mbytur shtetasi A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë. Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit.
Ndërkaq ngjarja e dytë ka ndodhur në ujërat e lumit Drinit të Zi, pranë fshatit Luzni në Dibër.Ka qenë një telefonatë në spitalin e Dibrës që ka kërkuar një ambulancë, pasi një fëmijë i mitur ishte nxjerrë nga uji pa shenja jete.
Ndërkohë pritet njoftimi zyrtar i policisë për emrin dhe moshën e fëmijës së mitur.