Skip to content
Të Gjitha

Niset drejt spitalit të Traumës, drejtuesi i mjetit që mori flakë në Vlorë

· 1 min lexim

Ditën e sotme një skaf i cili ishte në Triport të Vlorës u përfshi nga flakët.

Në njoftimin e policisë thuhet se flakët kanë përfshirë skafin menjëherë pasi pronari i saj e ka ndezur atë.

Pronari i skafit shtetasi me iniciale A.B 57-vjeç u dëmtua nga flakët dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Vlorës, por më pas u dërgua tek Trauma në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Njoftimi I policisë 

Vlorë/Informacion paraprak

Në orën 19:20, në Triport të Vlorës, shtetasi A.B., 57 vjeç, në momentin e ndezjes së mjetit të tij lundrues, dyshohet se si pasojë e një defekti gomonia është përfshirë nga flakët duke e dëmtuar atë.

A. B është transportuar për ndihmën e parë në Spitalin e Vlorës, më pas është tranaportuar për ndihmë më të specializuar drejt Spitalit të Traumës Tiranë.