Nipi i drejtorit të OFL-së, piloti me BMV që shkaktoi aksident, me shpejtësi 150 km/orë  

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

I riu i cili shkaktoi aksidentin tek ambasada italiane ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi që mund t’i kalonte 150 km/ orë, sipas videove që regjistruan këtë ngjarje më 14 janar 2021.

Ai quhet Stiveljan Dashi, është nipi i drejtorit të OFL-së Arben Dashi dhe nuk është hera e parë që ai shkel rregullat e qarkullimit rrugor. Kjo është arsyeja përse policia e mbajti të fshehtë dhe nuk e raportoi ngjarjen e ndodhur në mes të ditës tek ambasada italiane.

Ishte një aksident i rëndë që, fatmirësisht e bëri më të lehtë këtë ngjarje sepse nuk pati të viktima, por vetëm dy të lënduar. Shoferi i BMV-së, Stiveljan Dashi që qarkullonte në qytetin e Tiranës me shpejtësi marramendëse, kishte 8 gjoba si masë administrative për shkelje të qarkullimit rrugor.

Stiveljan Dashi nuk është një personazh i panjohur për policinë. Ai ka  lindur në Koplik, rezulton të jetë nipi i Arben Dashit, ish drejtorit të policisë dhe drejtorit të OFL-së, njeri që i çon kriminelëve formularin e vetëdeklarimit të pasurisë.

Në atë rrugë ishte semafori që ndalonte hyrjen e tij, vijat e bardha që qarkullojnë këmbësorët, dhe në anën tjetër ishte një automjet “Skoda” që hynte nga zona e “Liceut” për të kaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Stiveljan Dashi arriti në kryqëzim me shpejtësi që kalon 150 km në orë

Masa administrative për 26 vjeçarin nga policia ishte vetëm një gjobë. Fakti që policia e ka kaluar këtë aksident me një gjobë, do të thotë se kemi shkelje të regullave pa pasojë.

Pasojat janë të dukshme, jo vetëm pasoja materiale, por pasoja të plagosjes së dy personave që kanë qenë në  automjetin “Skoda”, Dritan Telhai dhe Arbër Muça.  Për këtë arsye shoferi që shkaktoi aksidentin, duhej të procedohej penalisht për shkelje të qarkullimit rrugor aq  më tepër është përsëritës. /Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento