Skip to content
Të Gjitha

Nikolla përballë Boçit në gjykatë/ Merret vendimi, ish-deputeti dënohet për shpifje dhe fyerje

· 1 min lexim

Akuzat e bëra nga deputetë të Partisë Demokratike, jo gjithmonë kanë përfunduar ashtu siç pritej dhe ky është edhe rasti i sotëm.

Disa kohë më parë, ish-deputeti Luçiano Boçi ka akuzuar ish-ministren e Arsimit, Lindita Nikollën se kjo e fundit ka bërë shkelje në tenderin për deftesat e shkollave 9-vjeçare.

Nikolla e ka çuar çështjen në Gjykatë dhe ditën e sotme është marrë edhe vendimi për dënimin me gjobë të ish-deputetit, Boçi.

Gjykata e Tiranës ka vendosur që nën akuzat e shpifjes dhe fyerjes të gjobisë për secilën vepër penale me një shumë prej 50.000 lekësh. Mirëpo me bashkimin e dënimit, Boçi duhet t’i paguajë Nikollës një shumë prej 70.000 lekësh në total.

“Rreth 420 mijë nxënës shqiptarë për herë të parë në historinë e shkollës shqipe janë pa dëftesat shkollore. Një pjesë prej tyre rrezikojnë të mos regjistrohen në shkollë të mesme brenda dhe jashtë vendit”, kanë qenë fjalët e ish-deputetit vitin e shkuar.