Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nikolla anuloi mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Bllakon, Alibeaj: E padëgjuar

20:22 30/03/2022
Reading Time: 2 min lexim

Sot është anuluar mbledhja e Komisionit të Mandateve. Menjëherë pas këtij vendimi, Kuvendi ka lajmëruar SPAK.  Anulimi i mbledhjes erdhi pasi Bllako e dorëzoi vetë kërkesën për dorëzimin e mandateve, duke thënë se do të përballet i vetëm përpara ligjit.

Ndërkohë që ka ardhur një reagim nga Enkelejd Alibeaj  i cili e ka konsideruar si antikushtetuese  vendimin e kryetares së Kuvendit për të anuluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve, pas kërkesës së SPAK, ku kërkoi arrestimin e deputetit Alqi Bllako.

Alibeaj tha në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit se me vendimin për të anuluar mbledhjen përgjigja për SPAK mbetet pezull.

Gjithashtu Alibeaj u shpreh se përfaqësuesit e  opozitës kanë kërkuar që mbledhja e Këshillit të Mandateve të zhvillohet, pavarësisht se deputeti Alqi Bllako dorëzoi mandatin. Sipas tij Kuvendi duhet të shqyrtojë kërkesën e SPAK dhe vetëm në këtë mënyrë nuk bëhet pengesë për hetimet.

“Kuvendi ka vendosur anulimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve. E çuditshme! E padëgjuar, në shkelje të kushtetutës, rregullores dhe kompetencave të kryetarit të Kuvendit. Nga momenti që kryetari i Kuvendit thërret këshillin, kompetenca i kalon pikërisht këtij këshilli. I duhet atij të mblidhet dhe te shqyrtojë kërkesën e Spak. Dhe në bazë të kërkesës është këshilli ai që vendos. Këshilli i Mandateve ka një kërkesë që është pezull, qëndron në dyert e këtij kuvendi dhe pret një përgjigje. Pa këtë përgjigje ka një mangësi procedura e mëtejshme. Vetëm në këtë mënyrë Kuvendi nuk bëhet pengesë për hetimet. Deputetët të maxhoranës dhe opozitës kanë të drejtë që ndaj kësaj kërkese të prokurorisë të kërkojnë informacion. Nëse këshilli do të mblidhet ne kemi bërë një kërkesë, ka ca çështje që duhet të sqarohen, të cilat kanë dalë publikisht në bazë të punës së lavdërueshme të komisionit hetimor”, u shpreh Alibeaj.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para
Anuloi mbledhjen, Nikolla i përgjigjet PD-së: Bllako dorëzoi mandatin

Anuloi mbledhjen, Nikolla i përgjigjet PD-së: Bllako dorëzoi mandatin

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English