Ngjitja në majën më të lartë të Antarktidës, ka bërë që 17-vjeҫarja Mrika Nikqi të jetë shqiptarja e parë që ka ngjitur majën e malit të quajtur ‘Mount Vinson’.
Ajo ka qënë së bashku me babain e saj, Arianin dhe me ekipin e alpinistëve, por mësohet se janë bllokuar në një tendë ku kanë qëndruar për tetë ditë aty për shkak të motit të keq që arrinte në -40 gradë.
Sipas Shoqatës së Bjeshkëtarëve të Kosovës, bëhet e ditur se me date 16 dhjetor 2018, babë e bijë janë ngjitur drejt majës së ‘Mount Vinson’, 4892 metra lartësi.
Shoqata e Bjeshkëtarëve thotë se për here të parë flamuri i kombit u ngrit në këtë kontinent të akullt dhe të largët.
Ndërsa në janar, Mrika me babain e saj, arritën të ngjiten në majën më të lartë të Afrikës e quajtur ‘Uhuru Peak’, e njohur ndryshe si maja e Kilimanxharos.
(newsbomb)