Skip to content
Kronikë

Ngjarje e rëndë në Klos, gjendet një person në rrugë i gjakosur, nuk dihen rrethanat

· 2 min lexim

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Klosit. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ish pazari i vjetër ku një person i cili po udhëtonte me motoçikletë është gjetur përmbys në rrugë i gjakosur.

Siç bëjnë me dije burimet mësohet se kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë duke telefonuar shërbimin e emergjencës. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca e qendrës Shëndetësore Klos ku stafi ka bërë të mundur marrjen e personit të plagosur rëndë dhe transportimin e tij drejt qendrës shëndetësore të qytetit.

Burime pranë qendrës shëndetësore Klos thanë se i plagosuri është gjetur në gjendje të rëndë pasi ka pësuar frakturë në pjesën e pasme të kokës. Pasi ka marrë ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore Klos është dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.

Njoftimi i policisë së shtetit

Klos/ Informacion paraprak

Në fshatin Dars, bashkia Klos, shtetasi D. D., duke drejtuar motorçikletën, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë motorçikleta ka dalë nga rruga. Shtetasi D.D., është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.