Skip to content
Të Gjitha

Ngjarja u mbajt e fshehtë\ I burgosuri vetëvritet me kabullin e televizorit

· 1 min lexim

Blerim Protoduari, 39-vjeç, nga fshati Poshnje në Urë-Vajgurore, është gjetur i vetëvarur në qeli nga roja e turnit të shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur në Burgun e Beratit, më 25 dhjetor.

Mësohet se ai ka përdorur kabullin e televizorit, për të kryer vetëvrasjen.

Blerim Protoduari kishte rreth 7-muaj që i burgosur për veprën penale “Dhunë në Familje”.

Sipas të burgosurve të tjerë, ai nuk shoqërohej me askënd dhe prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni.

Ndonëse ngjarja e rëndë ka disa ditë që ka ndodhur, ajo është mbajtur e fshehtë nga institucionet.

Kujtojmë se kjo ngjarje është denoncuar nga ish-kryeministri Sali Berisha një ditë më pas.