Ngjarja tronditi Korçën, vrau kunatin dhe veten për arsye sentimentale

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ndodhi para dy ditësh në Korçë. Një 57-vjeçar u ekzekutua me armë në shtëpinë e tij. Viktima Gramoz Nako u gjet i mbuluar me gjak nga bashkëshortja e tij kur ishte kthyer në shtëpi.

Mëngjesin e djeshëm u vetëvrarë më armë edhe kunati i tij  Serefedin Zenellari, 71 vjeç. Ky i fundit dy netë më parë, vrau me dy plumba kunatin e tij Gramoz Nakon 57-vjeç.

Ditën e sotme detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Korçën.

Pavarësisht se u fol për një grabitje, është zbuluar se motivi i krimit ishte një histori sentimentale. Sipas burimeve nga policia e Korçës, Gramoz Nako kishte krijuar lidhje me ish-bashkëshorten e Serefedin Zenellarit.

Ky i fundit kishte vite që ishte ndarë nga bashkëshortja e tij. Ai dyshonte se ish-gruaja kishte krijuar një raport intim me kunatin e tij, Gramoz Nako.

Mes Nakos dhe Zenellarit, gjatë dy ditëve më parë është zhvilluar një takim në një nga kafenetë e Korçës dhe më pas palët janë ndarë.

Por në mbrëmje Zenellari ka shkuar në banesën e kunatit të tij, Gramoz Nako dhe e ka qëlluar me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend. Pas kryerjes së krimit, Zenellari është larguar në drejtim të banesës së tij në Korçë, ku ka pritur deri në mëngjesin e ditës tjetër.

Në fillim u mendua nga të gjithë se ngjarja kishte ndodhur për një grabitje, por gjatë kqyrjes së trupit të viktimës është konstatuar se ai nuk ka pasur shenja dhune. Edhe në ambjentet e brendshme të banesës, është konstatuar se nuk ka pasur thyerje të sendeve apo situatë rrëmuje.

Nisur nga kjo situatë, policia dhe prokuroria e Korçës kanë filluar të ngrejnë dyshime se vrasja e Gramoz Nakos mund të jetë kryer mes rrethit familjar. Policia ka kërkuar shoqërimin e disa personave të rrethit familjar, mes të cilëve edhe kunatin e Gramozit, 71-vjeçarin Serefedin Zenellari.

Ky i fundit, sapo ka mësuar lajmin se policia kërkonte shoqërimin dhe pyetjen e tij në komisariat, ka vendosur të vrasë veten, brenda në banesën e tij.

Shpërndaje
Share.

Komento