Skip to content
Kryesore

Ngjarja tragjike në Durrës, turisti u lejua të drejtonte jet ski-në pa leje drejtimi

· 1 min lexim

Policia e Durrësit arrestoi Luis Xhumarin, operator turistik, me akuzën e “Shkeljes së rregullave të sigurisë në punë” pas një incidenti tragjik në det ku humbi jetën një 34-vjeçar britanik, i cili drejtonte një Jet Ski.

Ngjarja ndodhi në thellësi të detit, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes mbetet ende i paqartë.

Ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë nëse viktima ka vdekur nga mbytja apo si pasojë e ndonjë problemi tjetër shëndetësor.

Hetimet e policisë tregojnë se viktima nuk kishte leje për drejtimin e mjetit lundrues.

Ndërsa operatori turistik, që ia kishte dhënë në qira Jet Skin, është gjetur duke shkelur rregulloren që kërkon që motorët e ujit të jepen vetëm me drejtues të licencuar. Në rast se pushuesi nuk posedon lejen, drejtimi i mjeteve duhet t’u lihet punonjësve të operatorit.

Ngjarja e rëndë rikthen në fokus nevojën për rritjen e masave të sigurisë në plazhe gjatë sezonit turistik.