Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ngjarja në Sarandë/ Flet mjeku: Nëna nuk ka tentuar të vetëvritet, por të arratiset

12:32 03/07/2022
Reading Time: 3 min lexim

Një ditë pas ngjarje së rëndë të ndodhur në qytetin e Sarandës ku një nënë e cila ishte e shtruar në maternitetin e këtij qyteti  është hedhur nga kjo godinë së bashku me fëmijën e saj spitali dha informacione për gjendjen e tyre. Ajo lidhi foshnjën në gjoks dhe u hodh nga kati i dytë i maternitetit, spitali i Sarandës. Si pasojë e tronditjes nëna ka marrë dëmmtime por është jashtë rrezikut, ndërsa foshnja është në gjendje të mirë. Për ngjarjen u shpreh edhe mjeku Tajar Lako i cili tha se nëna kishte tentuar të arratisej nga spitali duke lidhur foshnjën në pjesën e gjoksit dhe të barkut.

“Në datën 28 qershor rreth orës 02.20 ka lindur nga një lindje normale. Është fëmija i gjashtë. Lindja ka ecur shumë mirë dhe ka vazhduar në ditët në vazhdim trajtimi i nënës dhe fëmijës nga mjekët përkatës dhe çdo gjë në shëndetin e tyre ishte normale. Që ditën e tretë duke  parë kushtet e nënës që duket pak me prapambetje burrin e saj nuk mund ta gjenim se nuk vinte në spital u thashë infermiereve që nëse shihnin burrin e saj të vinte në maternitet ai të kontaktonte me mua”, tha Lako.

Mjeku tregoi për mediat se nuk mund ta nxirrnin fëmijën nga spitali, pasi nuk e dinin se në çfarë kushte jetonin.

“I gjithë stafi ka qenë i përkushtuar për rastin me qumësht, me rroba për fëmijën, të siguruara nga spitali. Duke qenë se këta janë të ardhur në qytet në sezon thjesht për të lypur atëherë unë nuk mund ta nxirrja fëmijën nga materniteti se nuk dija kushtet e banimit dhe ku t’i shpinim”, thotë mjeku.

Ai shton se ka komunikuar me drejtorin e spitalit dhe më pas i kanë nisur një shkresë zyrës së shërbimit social, ku kanë mësuar se adresa e familjes në fjalë ishte herë në në Durrës, herë në Berat herë në Gjirokastër.

“I ndodhur në këto kushte komunikoj me drejtorin e spitalit dhe i nisim bashkisë një shkresë zyrës së shërbimit social, madje edhe gojarisht ka folur për rastin edhe shefja e burimeve njerëzore dhe përgjigja e tyre ishte se adresa e tyre rezultonte herë në Durrës, herë në Berat herë në Gjirokastër dhe ne nuk kishim siguri se ku dhe ishim në pritje për të marrë një adresë të saktë se ku mund t’i çonim.

Ai dha lajmin e mirë se foshnja dhe nëna gëzojnë shëndet të plotë.

“Kjo për arsye se unë një fëmijë dy-tre ditësh që ta nxirrja në rrugë me temperaturat 40 të ditës apo të ftohta të natës, pasi këta nuk kanë banesë, nuk mund ta nxirrja. Tani me nënën merret mjeku gjinekolog, mjeku ortoped, reanimatori ndërsa unë merrem me trajtimin e foshnjës. Foshnja gëzon shëndet”, shprehet ai.

Në gjykimin e tij, nëna nuk ka tentuar të vetëvritet, por të arratiset.

“Nuk pati gjë se nëna pasi është kacavjerrë nga dritarja në shesh është gjetur që e kishte fëmijën të lidhur tek gjoksi dhe barku për ta mbrojtur. Nga çfarë shihet këtu nuk ka pasur tentativë të nënës për t’u vetëvrarë por tentativë për t’u larguar nga spitali” thotë mjeku pediatër Tajar Lako.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para
“E pashembullt në të gjithë Planetin”, Fuga mban anën e gazetarit të CNN A2, ja çfarë deklaron ai

"E pashembullt në të gjithë Planetin", Fuga mban anën e gazetarit të CNN A2, ja çfarë deklaron ai

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English