- Reklamë -spot_img
-2.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetNgjarja e rëndë në Maternitetin e Prishtinës, Kurti: Hiqni dorë nga paragjykimi...

Ngjarja e rëndë në Maternitetin e Prishtinës, Kurti: Hiqni dorë nga paragjykimi patriarkal “nderi burrëror – gruaja shërbëtore”

- Reklamë -spot_img

Ditën e djeshme në Kosovë ndodhi një ngjarje e tmerrshme ku bashkëshorti vrau gruan shtatzëzë  në Maternitetin e Prishtinës. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar sot Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili përmesnjë postimi në rrjetet sociale thekson se dhuna në familje në Kosovë është shumë e përhapur.

Sipas tij duhet të hiqet dorë nga paragjykimi patriarkal “nderi burrëror – gruaja shërbëtore”.

“Aktet e dhunës vijnë nga sjelljet dhunuese që vijnë nga kjo mendësi e ‘padhunshme’. Qytetarët e Kosovës, e në veçanti shqiptarët të cilët e konsiderojnë veten patriotë, duhet ta ngrenë zërin kundër burrave që ngrenë dorë mbi gruan”, shprehet ai.

Viktima e ngjarjes së djeshme 35-vjeçarja, Hamide Magashi, ishte shtatzënë në ditën e fundit të saj të shtatzënisë, kur bashkëshorti e vrau me 1 plumb në kokë dhe 2 në trup. Autori, Sokol Halili, 31 vjeç është larguar nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet se ka udhëtuar drejt Gjermanisë.

Reagimi i plotë:

Marrëveshja xhentëllmene me dhunuesit familjarë.

Kosova i ka më pak se 10 mijë policë e më shumë se 300 mijë familje. Dhuna në familje në Kosovë është më e përhapur sesa që e paramendojmë dhe pranojmë çdonjëri prej nesh. Dhunë ndaj grave dhe dhunë ndaj fëmijëve gjithandej. Me lëndime të thella shpirtërore e të dukshme fizike. Pothuajse secili qytetar në Kosovë e di dhe njeh së paku një familje ku kishte apo ka dhunë. A e ka lajmëruar atë dhe sa është interesuar për të, është një çështje tjetër pastaj. Shumësia e dhunuesve nëpër familje e ka sjellë familjarizimin me dhunuesit në shoqëri.

Kur vritet gruaja tashmë është bërë vonë. Zgjimi shoqëror edhe po ngjan vonë edhe po zgjat shkurt. Një a dy protesta të nesërmen, dhe: mirupafshim pas vrasjes së ardhshme. Gratë që vriten në familje janë ato që kanë rezistuar ndaj dhunës së burrit. Gratë që vriten janë gra që nuk kanë heshtur. Shoqëria jonë është përgjithësisht e heshtur për zërin e mbytur të atyre grave nga burrat vrasës. Gratë (dhe fëmijët e saj) po luftojnë brenda shtëpive të tyre private pa mbështetjen e nevojshme publike. Beteja për barazi gjinore nuk është çështje private.

Duhet të heqim dorë nga paragjykimi patriarkal “nderi burrëror – gruaja shërbëtore”. Aktet e dhunës vijnë nga sjelljet dhunuese që vijnë nga kjo mendësi e ‘padhunshme’. Qytetarët e Kosovës, e në veçanti shqiptarët të cilët e konsiderojnë veten patriotë, duhet ta ngrenë zërin kundër burrave që ngrenë dorë mbi gruan.

Kosova i ka më pak se 10 mijë policë e më shumë se 300 mijë familje.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj