Skip to content
Kryesore

Ngacmonte seksualisht vajzën e tij 14-vjeçare, në pranga 55-vjeçari në Lezhë

· 1 min lexim

Një ngjarje tronditëse është shënuar në qytetin e Lezhës, ku një 55-vjeçar është arrestuar nga Policia nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhet se ngjarja ka ndodhur në banesën e të dyshuarit, në lagjen “Gurra” të qytetit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit B. B., 55 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, i arrestuari akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 14-vjeçare brenda ambjenteve të banesës.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 55 vjeç, banues në lagjen ‘Gurra’, Lezhë. Ky shtetas dyshohet se në banesë, ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 14 vjeçe,” njofton Policia.

Materialet procedurale janë referuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.