Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga Yuri Kim tek Basha e Soreca! Po qeveria pse e ka harruar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit?

12:29 03/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ndonëse gazetarët janë ‘kthyer’ në shpresën e shumë njerëzve të mbyllur në shtëpi gjatë pandemisë, si dritarja informuese se çfarë ndodh jashtë mureve të shtëpisë së tyre, duket se vetë media nuk i ka shpëtuar krizës së koronavirusit.

Vlen të përmendet se shtypi i shkruar ndërpreu aktivitetin e tij për disa javë, duke pësuar një goditje edhe më të rëndë, teksa shumë televizione kanë ndërprerë programacionin, për shkak të kushteve të krijuara.

Ndryshimet e bëra në median e shkruar, televizive, por edhe atë online, për shkak të masave kufizuese të marra nga qeveria, duket se po shkaktojnë një impakt negative mbi biznesin mediatik, teksa qeveria shqiptare nuk ka parashikuar ende asnjë paketë ndihmuese.

Gjasat janë shumë të pakta që kjo të ndodhë në të ardhmen, pasi kreu i qeverisë deri tani është shprehur skeptik ndaj një pakete të tillë.

Më herët ditën e sotme, përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, u shpreh se media e lirë është i vetmi burim i besueshëm ku merret informacioni dhe po ashtu, media luan rol kyç në luftën kundër përhapjes së informacioneve të rreme, që janë po aq të dëmshme sa dhe vetë virusi.

Ai u bëri thirrje shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së t’i lënë gazetarët të punojnë pa frikë apo favorizime dhe të mbështesin mediat që janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë.

LEXO: OSBE bën thirrje: “Mbështesni mediat në vështirësitë financiare prej pandemisë”

Së fundmi, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, të tjera thirrje kanë ardhur në drejtim të qeverisë, teksa kjo e fundit nuk ka reaguar.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka shprehur mbështetjen për rolin e rëndësishëm të mediave të pavarura dhe të besueshme në Shqipëri dhe mbarë botën, duke deklaruar se i mbështesin gazetarët dhe punonjësit e mediave që, me gjithë rreziqet shtesë që vijnë nga COVID-19, po vazhdojnë punën

“Në #DitënBotëroretëLirisësëShtypit, ne riafirmojmë fuqimisht mbështetjen tonë të vazhdueshme për rolin e rëndësishëm të mediave të pavarura dhe të besueshme në #Shqipëri dhe mbarë botën. Liria e shtypit është një e drejtë e cila i përket secilit prej nesh. Ne i mbështesim gazetarët dhe punonjësit e mediave që, me gjithë rreziqet shtesë që vijnë nga #COVID19, po vazhdojnë punën e tyre të rëndësishme në rrethana të vështira, duke i dhënë një zë më të cenuarve dhe mbajnë pushtetin përgjegjës”, shkruan Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Kryedemokrati Lulzim Basha në një status në Facebook, shkruan se Shqipëria ka bërë hapa pas për lirinë e medias, duke vlerësuar rrezikun që iu kanos gjatë pandemisë.

“Ligjet kundër medias online, kufizimi i qasjes së gazetarëve në informacion, arrestimi i gazetarëve dhe aktivistëve dhe mbyllja e mediave kritike ndaj qeverisë, janë vetëm disa nga problemet që kanë përkeqësuar e lirinë e medias në Shqipëri, ku propaganda e qeverisë kërcënon çdo ditë lirinë e shprehjes dhe të vërtetën.”

Po ashtu, edhe Ambasada e SHBA në Tiranë ka kujtuar sot Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit duke e vënë theksin në lirinë dhe paanshmërinë e mediave.

“Dita Botërore e Lirisë së Shtypit 2020 përkrah veprime që nxisin gazetarinë e pavarur. Përse? Një shtyp i lirë dhe i paanshëm ngre pyetje dhe kërkon përgjigje në emër të shoqërisë. Media informon publikun dhe ndihmon në përhapjen e ideve, gjë e cila përmirëson qëndrueshmërinë sociale, politike dhe ekonomike.”

Ndonëse kryeministri Rama shquhet për “marrëdhënien” e tij të mirë me rrjetet sociale, ai nuk ka postuar ende asgjë.

Ta ketë harruar vallë këtë ditë?

Të tjera

Memaliaj/ Shpërthim tritoli në banesën e administratorit të Qesaratit, autorët djegin ‘Range Rover’ dhe zhduken në këmbë
Aktualitet

Memaliaj/ Shpërthim tritoli në banesën e administratorit të Qesaratit, autorët djegin ‘Range Rover’ dhe zhduken në këmbë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Toç, në Memaliaj, duke shënjestruar...

11:11 06/04/2026
Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
Para

Kryeministri Rama flet rreth gjendjes aktuale në vendin tonë dhe të ardhmes që na pret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Memaliaj/ Shpërthim tritoli në banesën e administratorit të Qesaratit, autorët djegin ‘Range Rover’ dhe zhduken në këmbë

Memaliaj/ Shpërthim tritoli në banesën e administratorit të Qesaratit, autorët djegin ‘Range Rover’ dhe zhduken në këmbë

11:11 06/04/2026
Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.