Nga sot mundet të përdorni xhama të errësuar, nëse i realizoni ata në servis të autorizuar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse jeni i apasionuar pas xhamave të errësuar, nga sot mund ti mbani ata pa frikën e penalizimit prej Policisë Rrugore.

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit, njoftoi se, tashmë xhamat e pasmë të makinave mund të errësohen me 75%.

Sipas këtij autoriteti – “Eshtë e drejtë e çdo drejtuesi mjeti që të errësojë xhamat me 75%, mjafton që ky proçes të kryhet me materialet e zyrtarizuara në treg.

“Xhamat e pasëm të autoveturave mund të jenë të errësuara që nga fabrika ose mund të errësohen me qese/film, deri 75%, si e drejtë e çdo zotëruesi mjeti!

Mjafton që errësimi postprodhim të kryhet profesionalisht nga një servis i ligjshëm, me materiale të çertifikuara në tregu!” – njoftoi DPSHTRR.

Shpërndaje
Share.

Komento