Skip to content
Politikë

Nga Rama, te Ahmetaj e Balluku, lista e personave që Komisioni Hetimor për 25 prillin do të thërrasë për të dëshmuar

· 2 min lexim

Kryeministri, ministra e të tjerë funksionarë publikë do të thirren për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Veç Ramës, për të dëshmuar do të thirren edhe Arben Ahmetaj, Bledi Çuçi, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Emirjana Sako, Erion Veliaj. Po ashtu do të thirret edh eish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtori aktual Gledis Nano.

Kryetari i komisionit, Enkelejd Alibeaj ka thënë se hetimi do të sqarojë mënyrën e zbatimit të ligjit e përdorimin e funksioneve publike në funksion të zgjedhjeve. Po ashtu do të hetohet edhe mbrojtja e të dhënave personale, numri i procedimeve penale për krimet zgjedhore dhe faza e hetimit të tyre.

“Hetimi do të sqarojë mënyrën e zbatimit të ligjit, përdorimin e funksioneve publike në funksion të zgjedhjeve. Hetimi do të hetojë kuadrin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, cila janë subjektet që janë detyrimin për mbrojtjen e të dhënave personale. Cilat janë arsyet që i kanë shtyrë autorët për kryerjen e këtyre shkeljeve. Cili është kuadri ligjor sa i takon shpërblimeve për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019.

Detyrat e komisionit janë kontrolli i veprimeve dhe mosveprimeve për mbledhjen e informacionit. Kontrolli i veprimeve të organeve publikeve sa i takon dhënies së shpërblimeve, kompensimeve, dhënien e ndihmës ekonomike.

Do të hetohet numri i procedimeve penale për krimet zgjedhore dhe fazën e hetimit të tyre. Komisioni hetimor do të përdorë të gjitha metodat e hetimit, përfshirë këqyrjen, kontrollin apo sekuestrimin e akteve pranë institucioneve përgjegjëse. Në përputhje me nevojat gjatë hetimit do caktohet ekspertë”, ka tha Alibeaj.

Personat që do të thirrenpër të dëshmuar:

Edi Rama

Arben Ahmetaj

Belinda Balluku

Bledi Çuçi

Ogerta Manastirliu

Erion Veliaj

 

Emirjana Sako

Olsian Çela

Arben Kraja

Ardi Veliu

Gledis Nano

Artan Lame

Lindita Karçanaj

Shkëlqim Hajdari

Rejda Kashta

Sokol Zaimi

Bledar Doracaj

Albana Koçiu

Laert Duraj

Adrian Çela

Besnik Dervishi

Erinda Ballanca

Armand Shkullaku

Andi Bushati